Tetova, e vetmja me ndalesë transporti, komuna pret vendimin e Qeverisë

Tetova vazhdon të ngelet qyteti i vetëm në Maqedoninë e Veriut që nuk ka transport urban dhe ndër komunal. Qytetarët mendojnë se me masa mbrojtëse duhet të lëshohet pasi që ndalesa e tyre pengon lëvizjen e lirë.

“Mendoj se duhet të lëshohet por gjithmonë me kujdes paraprak, me maska me doreza dhe me kujdes maksimal, me distancë ndaj njëri tjetrit, që të mos kemi pasoja dhe numër të rritur me virus”, tha qytetari.

Reklame

“Patjetër që duhet. Ndoshta për shkaqe të sëmundjes, virusit. Duhet të respektohen rregullat e shtetit”, tha qytetari.

“Duhet edhe pak kohë, por mendoj se koha është ti lëshojnë sepse njerzit duhen të udhëtojnë me autobusa. Punë e politikës mendoj se është“, tha qytetari.

Nga agjencitë turistike thonë se ata kanë humbje të mëdha ndërsa klientët e tyre nuk mund të udhëtojnë nga fshatrat në qytet.

“Transporti urban e bën edhe këtë kaos që është tani që e shohim, ka lëvizje të furgonave që bëjnë transportin e njerëzve por tani për tani që është ndërprerë totalisht kemi pengesa edhe ne si agjenci ose si biznes që e kemi. Kanë pengesa edhe udhëtarët, klientët që vijnë tek ne, nuk arrijnë të vijnë në kohë, ka pengesa edhe në realizimin e punëve të tyre, kemi edhe ne pengesa, vijnë me vonesë edhe s’mund të kryhet ajo që duhet të kryhet”, u tha nga një agjenci turistike.

Nga shtabi i krizës kryetarja e Komunës së Tetovës thotë se ka një javë që kanë kërkuar nga qeveria për largimin e kësaj mase por akoma nuk kanë marrë një përgjigje.

“Shtabi i krizës mbeti në qëndrimin për realizim të masave me vlerësimin se liberalizimi i masave në njërën anë dhe rritja e vetëdijes në anën tjetër mund të japë më shumë rezultate në luftën me Covid 19. Dhe, në këtë drejtim e ripërsëritëm kërkesën që kemi deri tek qeveria për liberalizimin e transportit të organizuar në rajonin e Pollogut, gjithmonë me qëllim që në kuadër të standardeve të reja transporti të vazhdojë në mënyrë të organizuar me qëllim që qytetarët të arrijnë në vendet e tyre të punës”, tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Më 18 prill me vendimin e Shtabit të krizës së Komunë së Tetovës u ndërpre i gjithë transporti ndërurban dhe të gjitha hyrjet dhe daljet nga Komuna e Tetovës. Në atë kohë reguan edhe vozitësit e furgonave të fshatrave duke thënë se ata nuk do ta respektonin këtë masë. Edhe përkundër kësaj mase nga pamjet mund të shihet se transporti në Tetovë me furgona vazhdon normalisht.