Tetova gjatë karantinës 85 orëshe

Advertisment

Kështu dukej Tetova në këtë fundjavë të Prillit…Qyteti I boshatisur, pa lëvizjet e zakonshme të njerëzve e automjeteve. Qyteti duket se në tërësi është duke I zbatuar masat e autoriteteve.

Në lëvizje vetëm ata që kanë leje të posacme nga autoritetet. Policia….. por, edhe bujqit që duhet t`I kryejnë punët në arrat e tyre…

Reklame

Edhe në pikëpagesat rrugore të autostradave ishte shkretë. Mungonte lëvizja e zakonshme e automjeteve….

Këtë qetësi dhe këto masa në maksimum po shfrytëzohen nga autoritetet komunale të cilët vazhdojnë me dezinfektimin e rrugëve , madje edhe në Malësi të Tetovës….Pamjet që po I shihni janë nga Bozovca e Tetovës…

Krahas kësaj, në mungesë të shkollës, nxënësit në mënyrë creative përmes rrjeteve sociale, dëshmojnë talentin e tyre në muzikë, duke dërguar mesazhet për të zbatuar rekomandimet. Si duket, kjo ide kreative është pëlqyer edhe nga e para e Komunës së Tetovës që I ka shpërndarë në faqen e saj të Facebookut.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas evidencës së SPB Tetovë, në rajonin e Gostivarit, ndalesën për lëvizje e kanë shkelur katër persona. Ata janë privuar nga liria dhe do t’u parashtrohen kallëzime përkatëse./KlanMacedonia