Tetova mbushet me slloganin “Pse Jo”

Advertisment

Mbrëmë gjatë natës në shumë rrugë të Tetovës janë shkruar sllogane “Pse jo” dhe kështu edhe Tetova është bërë pjesë e fushatës për kryeministrin shqiptar-kërkes e promovuar nga BDI-ja.

Poashtu mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thotë:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.

Reklame


Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut.