Tetova me mungesë serioze të ujit, Eco Guerilla denoncon

Defektet e shpeshta në rrjetin e posandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë e ndërtimit,

ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës, thuhet në reagimin e EcoGuerilla.

“Duhet një komision hetimor nga eskpertë të pavarur të bëjë hulumtime në çfarë niveli është ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe parametrat e duhura për funksionim normal dhe furnizim të rregullt me ujë për pije për qytetin e Tetovës”, theksohet në reagim.