Tetovari Hasani sërish shënon gol për Helsinkin (VIDEO)

Advertisment

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonise te Veriut, Ferhan Hasani ka gjetur sërish rrjetën në kampionatin elitar të Finlandës, duke shënuar gol në fitoren 3:0 të skuadrës së tij Helsinki përballë ekipit HIFK.

Buba këtë ndeshje e nisi nga fillimi, ndërsa golin e gjeti në minutën e 79-të nga penalltia, duke çuar çuar epërsinë në 2:0 për Helsinkin, pasi paraprakisht më herët kishte shënuar Vayrynen, ndërsa në të 85-të ekipi shqiptarit shënoi edhe njëherë përmes Riski, duke finalizuar rezultatin në 3:0.

Reklame

Për Ferhan Hasanin ky ishte goli i 5-të në ndeshje zyrtare më Helsinkin.