Tetovari Lorik Useini shpallet më i miri në kik-boks në Beograd

Advertisment
HTML Image as link

Lorik Useini, nga Tetova ka arritur të triumfojë në turnirin e kik-boksit që u mbajt në Beograd të Serbisë, në kategorinë e kadetëve.

Triumfi i tij ka ardhur pas tre luftërave, që i ka realizuar ndaj dy kik-boksierëve serb dhe një boshnjak.

Reklame

Useini është pjesëtar i klubit “Tetova”, ndërkaq në këtë turnir ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut.

Për Lorik Useini, ky çmim paraqet një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë.

“Ky çmim për mua paraqet një motiv shtesë që të punojë edhe më shumë në të ardhmen”, tha ai