Tetovari pagëzon djalin e tij me emrin e UÇK-së, ja arsyeja e tij

Advertisment

Albert Rufati nga Tetova, i cili si 17-vjeçar ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një rrëfim për Gazetën Insajderi, tregoi arsyet se pse ka vendosur ta emërojë të birin Uçk.

“Në luftë të Kosovës kam qenë 17-vjeç, pastaj jam kthyer në Tetovë dhe kam qenë vullnetar për ndihmat këtu që i kemi ndarë për Kosovën”, tha ai.

Reklame

Pas luftës në Kosovë, Alberti u bë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

“Ndërsa në luftën e 2001-së kam qenë nga fillimi e deri në fund. Unë jam ndër 60 ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në luftë kam pasur shumë shokë, kemi qenë shumë të rinj, atëherë i kam pasur 19 vjet, 20 i kam bërë në luftë, dhe ajo na frymëzoi në rrugën e patriotizmit apo atdhedashurisë, kjo ka qenë njëra ndër arsyet apo thënë me mirë arsyeja kryesore pse unë ia kam vënë emrin djalit Uçk”, është shprehur fillimisht Rufati.