Tetovari Ramin Alii nënshkruan me FC Shkupin

Advertisment

Ramin Alii nënshkruan kontratë dy vjeçare

Skuadra e FC Shkupit ka marrë në radhët e veta një nga mesfushorët më perspektiv në vendin tonë, bëhet fjalë për 18 vjeçarin Ramin Alii nga fshati Përshefcë, i cili ishte pjesë e të rinjve të skuadrës së Shkëndijës U19.

Reklame

Ramini i cili nga fillimi i grumbullimit ishte pjesë e ekipit tonë, ka bindur trajnerin Qatip Osmani, ndërsa kryesia i ka dhënë kontratë dy vjeçare.

Alii gjithashtu ka dy paraqitje me ekipin e Shkëndijës në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj, ndërsa është shtylla kryesore e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U18.

Bushi dhe Kurti nga akademia jonë tani me seniorët

Gjithashtu të njoftojmë se me klubin në Antalia janë edhe dy talentet e shkollës tonë të futbollit, Jahi Bushi dhe Nusret Kurti. Dy futbollistët ishin pjesë e ekipit edhe në fillim të fazës përgatitore në Shkup, ku gjithashtu luajtën në miqësoret e para me KF Flamurtarin dhe FC Dritën.