Tetovari Riza Durmishi flet për të ardhmen e tij te Lacio

Advertisment

Futbollisti shqiptarë i Lacios, Riza Durmishi, i cili është me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”, ka thënë se e ardhmja e tij është shumë larg ekipit italian të trajnerit Simone Inzaghi, i cili nuk i dha thuajse aspak hapësirë atij për të dëshmuar veten.

“Në merkaton e dimrit, do largohem nga Lacio” – ishin fjalët e para të Riza Durmishit, tetovarit të lindur në Danimarkë.

Reklame

“Dua të aktivizohem sa më shumë, me qëllim që të luaj në Europian me Danimarkën. Isha në bisedime me një skuadër, por gjithçka dështoi në fund” – është shprehur Durmishi, i cili gjithashtu ka zbuluar se ka pranuar edhe uljen e rrogës te Lacio prej 30%, vetëm e vetëm që të qëndrojë dhe të bind drejtuesit, mirëpo edhe kjo gjë nuk ka ndihmuar.

“Kur tifozët flasin për besnikëri dhe për pagën, dua që edhe ata ta dinë se unë kisha pranuar ulje të rrogës prej 30% dhe kisha një marrëveshje me klubin. Megjithatë asokohe në menaxhimin e klubit ishte dikush që mendonte vetëm për interesat e tij dhe jo të klubit”, – ka përfunduar intervistën Durmishi, i cili skuadrës së njohur italiane iu bashkua verën e vitit 2018-të, pas paraqitjeve shumë të mira në La Liga me ekipin e Betisit.

Riza Durmishi me Lacion ka zhvilluar gjithsej 19 ndeshje, 10 prej të cilave në “Serie A”.