Tetovarit i digjet vetura e parkuar para shtëpie

Advertisment

Dje (8-janar) në ora 22.00, në SPB Tetovë, është denoncuar zjarr i cili është përhapur në veturën ,,Pezho 206” me targa të Tetovës, pronë e 62-vjeçarit S.V. nga Tetova.

Është djegur pjesa e përparme e veturës , e cila ka qenë e parkuar përpara shtëpisë së pronarit në rrugën e ,,Potokut” në Tetovë.

Reklame

Me intrvenim të Njësitit teritorial kundër zjarreve-Tetovë, zjarri për një kohë të shkurtë është lokalizuar, kurse ispektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.