Tetovë: 12 pacientë me Covid-19 në mbështetje të oksigjenit

Advertisment

Nga 19 rastet e reja të rregjistruara dje me Covid-19 në rajonin e Tetovës, 13 janë nga komuna e Tetovës, dy nga komuna e Bogovinjës dhe nga një prej komunave Zhelinë, Jegunovce, Tearcë dhe Bërvenicë, informuan sot nga Qendra për Shëndet Publik e Tetovës.

Shtabi i krizave pranë komunës së Tetovës sot mbajti mbledhje prej ku informojnë se në Klinikën spitalore të Tetovës ka 12 pacientë të cilët janë në mbështetje oksigjenike.

Reklame

“Klinika spitalore nga Tetova na informon se ky institucion i posedon të gjitha kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore për ballafaqim të suksesshëm me gjendjen dhe numrin e rritur të pacientëve me Kovid-19”, theksuan sot nga komuna e Tetovës.

Sipas evidentimit të shtabit, numri i tërësishëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në rajonin e Tetovës është 680. Prej tyre deri tani janë shëruar 244 persona, ndërsa 46 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive në Tetovë dhe pesë komuna të rrethinës është 390.