Tetovë, 29 vjeçari shan policinë, privohet nga liria (Video)

Ora policore ka filluar që në ora 16 ndërsa të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi. Nëpër qytet shifen vetëm policia që patrollon rrugët e qytetit. Megjithatë, qetësia u prish kur një qytetar filloi ta shfaqë revolëtn e tij kundër orës policore dhe policsë.

Sharjet dhe britmat kundër policisë vazhduan për disa minuta, ndërsa vazhduan vazhduan për dhjetëra minuta ndërsa këto zhurma pamundësonin edhe punën e gazetarëve.
Këto zhurma kishin shqetësuar fqinjët të cilët rastin e kishin denoncuar në polici.

E Sharjet nuk u ndalën as kur erdhi policia. Megjithatë, shqetësimi nuk zgjati shumë. Policia kërkoi përforcime dhe u nisën drejt banesës nga ku vinin britmat.

Pas disa minutash, personi që shante u pa në pranga dhe në shoqërimin e policisë.

Në raportin e policisë që u lëshua ditën e nesërme, shkruhej se personi është arrestuar nën akuzën e prishjes së qetësisë dhe rendit publik ndërsa këtë e ka bërë nën ndikimin e alkoolit.\