Tetovë, aksident trafiku gjatë orës policore

Advertisment

Mbrëmë gjatë orës policore në tetove ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë janë lënduar dy persona. Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një makinë e parkuar.

“Aksidenti ka ndodhur në mes një makine të tipit “Audi”, me targa të Tetovës e drejtuar nga T.T. 26 vjeç nga Tetova dhe “Opel Astra”, gjithashtu me targa të Tetovës drejtuar nga M.J. 27 vjeç nga fshati Shemshovë.

Reklame

Ndërkohë që është dëmtuar një “Mercedes”, me targa të Tetovës në pronësi të E.R. 24 vjeç nga Tetova. Gjatë aksidentit dy vozitësit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në qendrën spitalore të Tetovës për tretman mjekësorë”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.