Tetovë, arrest për tre persona sepse nuk respektuan orën policore

Advertisment

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (22/23.04) që ka të bëj urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 11 persona (TE-8 dhe GV-3), në mesin e tyre edeh një i mitur në Tetovë,

nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast tre personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate.

Reklame

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu kanë kryer kontrolle ndaj 259 personave në izolim (TE-246 dhe GV-13) dhe 241 persona në vet-izolim (TE-155 dhe GV-86) ku të gjithë i kanë respektuar masat.