Tetovë, arrestohen 9 diler me 21 thasë marijuanë

Mbrëmë në rrethin e shkollës fillore në Tetovë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria: SH.L.(24), T.A.(24), D.B.(18), E.E.( 22), V.L. (19), A.E.(25), A.Sh.(24), L.L. (28), të gjithë nga Tetova dhe XH.M. (22) nga fshati Strimnicë, Rajoni i Tetovës, pasi janë gjetur 21 thasë me marijuanë të cilat janë konfiskuar. Pas kontrrollit është konstatuar se L.L. kërkohej edhe me vendim gjykate për vuajtje të dënimit me burg.

Rasti po shqyrtohet dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të gjithëve do të merren masat e nevojshme.