Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes

Advertisment

Në kornizat e aktiviteteve të djeshme kontrolluese të trafikut, të zhvilluara në rajonin më të gjerë të Tetovës, janë zbuluar dhe ligjërisht janë sanksionuar gjithsej 6 persona,

të cilët drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi.

Reklame

Po ashtu, gjatë aksionit janë sanksionuar 10 vozitës të cilët gabim i kanë parkuar veturat e tyre ose në mënyrë jo të rregullt,

1 shofer automjetit të cilit ka qenë me regjistrim të skaduar dhe rreth tridhjetë shkelje tjera të llojeve të ndryshme në trafik.