Tetovë, dy gra të vetme, kërkojnë ndihmën tonë

Advertisment

Zana Kuci së bashku me nënë e saj, prej kohësh jetojnë me qera në një banesë në Tetovë….

Zana Kuci së bashku me nënë e saj, prej kohësh jetojnë me qera në një banesë në Tetovë. Jeta e tyre varet nga bamirësit, falë të cilëve kanë mbijetuar deri sot. Zana është një nënë e divorcuar me dy fëmijë, të cilët nuk janë pranë saj, sepse nuk ka kushte për ti mbajtur. Ajo kërkon nga bamirësit që t’i dalin në ndihmë dhe të sigurojn një kulm mbi kokë, qoftë edhe një dhomë.

Reklame

“Këtë ditë të Ramazanit kërkojm nga bamirësit një strehim, një dhomësh një dhomësh të jetë, të jetë e jona mos kemi gajle qeraje. Kam dy fëmijë djalë dhe vajzë. Për fatë të keq fëmijt m’i dhanë mua por gjendja e rëndë nuk kisha si t’i përmbajë dhe nuk i mora. Kërkoj një strehim t’i shoh fëmijt dhe të jetoj së bashku edhe më nënën, një dhomë të vogël ta dijë se është e imja.”- tha Zana Kuçi.

Për këtë familje nukëhstë problem vetëm strehimi. Nëna e Zanës nuk e ka nënshtetësinë e RMV-së dhe për këtë do t’i duhet së shpejti të kthehet në Suboticë. Ajo këkron ti jepet nënshteësia që të mund të rrijë pranë vajzës dhe fëmijëve të saj.

“Unë kam qef me gjet një rrugëdalje, por nuk ka. Unë për vete e kamë shumë vështirë, nuk mund të qëndroj në këtë shtet. E kam vetëm letërnjoftimin e gjelbërt, 9 vite e kam po pastaj kërkojnë shumë kërkesa për ta fituar unë nënshtetësin . Dua të kem shtëpi mbi vete të kujdeset dikush për mua.”- tha Zarife Zeqiroviç.

Zana dhe nëna e saj Zarifja, na përcollën me shpresë se sikush do ta dëgjojë këtë kronikë e do t’u ndihmojë . Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë kësaj familje mund të kontaktoni personalisht në nr e tel. 070-952-860.