Tetovë: Është dorëzuar projekti për vendosjen e tumbave të reja në rrugën industriale

Deri në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është dorëzuar projekti për vendosjen e ngritjeve artificiale, apo të ashtuquajturat “tumba” në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” (rruga Industriale) në Tetovë, e cila është përgatitur nga vetëqeverisja lokale e Tetovës.

Tumbat e vendosura paraprakisht me kërkesë të SPB Tetovë, dje (16 shkurt) janë hequr plotësisht, sepse të njëjtat nuk i plotësonin kërkesat e paerapara ligjore, sipas nenit 351 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Rregullores për mjetet e ngadalësimit të trafikut.

Me projektin që do të marrë pëlqimin e nevojshëm nga SPB-Tetovë, në disa vende në këtë rrugë do të vendosen tumba të tilla, të cilat do të rrumbullakosen me shenja të përshtatshme të komunikacionit dhe të njëjtat do të ndriçohen gjatë natës.

 

Vendosja e këtyre pengesave në rrugë do të kontribuojnë për siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut dhe veçanërisht këmbësorët, pasi që në këtë relacion gjendet edhe një një shkollë, ku lëvizin nxënësit më të vegjël të cilën mësojnë në shkollë fillore. /tetovasot/