Tetovë, gjatë 24 orëve të fundit 5 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Advertisment

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (27/28.04) që ka të bëj urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 8 persona (TE-5 dhe GV-3),

të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast tre personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Reklame

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe për 18 persona në Tetovë dhe 3 persona në Gostivar janë përgaditur vendime për izolim, kurse 29 persona (TE-25 dhe GV-4) kanë nënshkruar deklerat për vet-izolim.