Tetovë, gjenden gjithsej 6 mina

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10 në SPB Tetovë është raportuar se përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Sellcë, pranë mbeturinave të materialit ndërtimor janë gjetur dy mina kumulative dhe katër mina tromboni. Minat janë larguar me sukses nga ekipi i ekspertëve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

SPB Tetovë ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes.