Tetovë- Gostivar, 17 personave ju merret patenta e shoferit, 50 d.ënohen për shpejtësinë

30
#

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, gjatë vikendit të kaluar, ka realizuar disa aktivitete kontrolluese trafiku në këtë rajon, ku theks i veçantë ka qenë i përqendruar për shpejtësinë dhe alko.olin.

Nga gjithsej 124 vozitës të kontrolluar (TE-80 dhe Gv-44) janë zbuluar 19 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit (TE-11 dhe Gv-8) dhe të njëjtit menjëherë janë shkyçur nga trafiku, kurse 17 prej tyre gjatë shkyçjes përkohësisht ju është k.onfiskuar patenta e shoferit. Krahas këtyre janë përgatitur edhe 18 fletëpagesa të detyrueshme për ku.ndërvajtje dhe një fletëpagesë për ku.ndërvajtje.

Gjatë kësaj periudhe, por në një aksion tjetër kontrollues, gjithashtu janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore jenë sa.nksionuar edhe 50 vozitës (TE-19 dhe GV-31), të cilët në vendbanime dhe jasht vendbanimeve e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale.