Tetovë, IHH dhuron banka dhe karrige për shkollën e mesme profesionale

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), me qendër në Turqi, dhuroi banka dhe karrige për shkollën e mesme profesionale “Gjoce Stojçevski” në Tetovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e dorëzimit, të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Arsim “Kalkandelen”, të pranishëm ishin kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, anëtari i bordit të administratorëve të IHH-së, Osman Atalay, drejtoresha e shkollës profesionale “Gjoce Stojçevski”, Sevdije Mustafai, mësimdhënës dhe nxënës.

Reklame

Atalay, në deklaratën për gazetarët, duke rikujtuar se vitin e kaluar kanë rinovuar studion e drejtimit dizajn i enterierit të shkollës, tha se këtë vit po rinovojnë bankat dhe karriget e 6 klasave.

Ai tregoi se për bankat dhe karriget tek ata ka arritur një projekt, duke shtuar se në çdo vizitë të tyre po shohin se si rritet standardi i shkollës, duke shtuar se shkollën në fjalë e kanë zgjedhur si shkollë simotër.

“Në këtë shkollë simotër, mendojmë të bëjmë gjithçka për të siguruar nevojat e arsimit, për të rritur cilësinë e arsimit si dhe standardet. Kjo sepse ndihma për arsim është një element shumë i rëndësishëm gjatë jetës së një njeriu. Në rast se këta shokë tanë marrin një arsim të mirë dhe cilësor në këtë shkollë, do të mbetet si një kujtim i mirë në jetët e tyre”, tha ai.

Drejtoresha e shkollës, Mustafai, tha se gjatë bashkëpunimit të vazhdueshëm me IHH-në, angazhohen në pajisjen e ambienteve të shkollës me mjete të reja.

“Siç kemi patur në vitet e kaluar, kemi pasur bashkëpunim në studion e dizajnit në shkollën tonë. Kurse sot bëjmë hapjen ose pajisjen e klasave me banka dhe ulëse të reja. Me këtë rast kemi bërë pajisjen me 70 banka, 100 ulëse të reja. Me shpresë që në projektet në vazhdim do të bëjmë pajisjen edhe të tërë shkollës”, tha ajo.

Në kuadër të mbështetjes për 6 klasa janë dhuruar 100 ulëse, 70 banka dhe disa këmbalecë.