Tetovë, infermierja nga spitali i Leshkës e infektuar me Koronavirus

Pozitive më Covid 19 është edhe një motër medicinale e punësuar në spitalin e mushkërive dhe tuberkulozës në fshatin Leshkë të Komunës së Tearcës, përcjell in7.

Nga ky spital informojnë se ajo me siguri është infektuar nga mysafirë të jashtëm, pasi që në spital punojnë të ndarë në ekipe, ndërsa gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë në punë dhe nuk ka pasur kontakt me pacientë.

Në karantinë janë vetëm gashtë kolegët e punës që kanë punuar bashkë.

Nga kjo pjesë e stafit janë marrë brise dhe janë duke pritur analizat./in7.tv