Tetovë, ja cilave lagje do t’ju rregullohen rrugët (foto)

Nga krediti prej gjithsej 70 milion euro që do të merr Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për rikonstruimin e rrugëve lokale, në Komunën e Tetovës do të rregullohet rruga “Goce Delcev” dhe “Gjoce Stojcevski”, njofton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës nga këto mjete ka siguruar mjaftueshëm për rregullimin e dy lagjeve, edhe atë të Rrugës “Goce Delcev” dhe Rrugës “Gjoce Stojçevski”, të cilat rrugë nuk janë prekur me dekada të tëra, dhe që vazhdimisht ka pasur kërkesa nga banorët e këtyre lagjeve për rregullimin e të njëjtave.

Reklame

Rruga “Goce Delcev” ndodhet afër varrezave ortodokse dhe kishës Shën “Kirili dhe Metodi”.

Kurse Rruga “Gjoce Stojçevski” gjendet afër Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) dhe Xhamisë “Gam Gam” në Tetovë.

Ndryshe, mjete të caktuara parash janë ndarë 80 komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rikonstruimin dhe rregullimin e rrugëve lokale, projekt ky që do të realizohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe që do t’i kushtoje buxhetit të shtetit gjithsej 70 milion euro.