Tetovë, kallet kulmi i shtëpisë por deri në mbrëmje rregullohet përsëri çatia (Foto)

Sot gjatë ditës një shtëpi në Tetovë morri flakë dhe fal intervenimit të shpejtë të banorëve dhe të zjarrëfikësve dëme u shkaktuan vetëm në pullaz, dhe zjarri nuk ka dëmtuar katet e shtëpisë, informon Tetova1.

Deri këtu gjithçka duket në suaza të veprimit normal, por ajo që e bënë shumë të veçantë këtë ngjarje është se “Shpirti human tetovar” u vu në veprim, dhe nuk lanë bashkëqytetarin e vet të bëj asnjë ditë pa kulm mbi kokë. Nëse pullazi u dogj sot, sonte shtëpisë që e kaploi zjarri u vëndua pullazi i ri. E gjithë kjo falë fqinjëve shpirtmirë në krye me pronarët e kompanisë tetovare Mujo Bau.

Dhashtë Zoti që fatkeqësi të tilla të mos ndodhin më, sidomos në këtë periudhë të dimrit, dhe të shtohen njerëzit me zemër të madhe si në këtë rast. /tetova1