Tetovë, në dy aksione arre stohen pesë persona te të cilët është gjetur dr ogë

Advertisment

Policia e Tetovës informon se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme nëpunësit e policisë kanë zbuluar dr ogë, për ç’arsye janë arr estuar gjithsej pesë persona.

“Rreth orës 16:30, në rrugën Ilindenska në Tetovë, nëpunësit e policisë arr estuan I.H. (42), N.M (61) nga Tetova dhe M.R (40) nga Piroku, Tetovë, sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Ford Mondeo’ me targa të Tetovës, në të cilin ishin transportuar, u gjet he roinë”, njoftoi sot SPB Tetovë.

Reklame

Rasti i dytë është evidentuar në Leshok disa orë më vonë.

“Rreth orës 22:45, në Leshok të Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë arr estuan F.S (38) dhe S.A (47) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Volksvagen Pasat’ me targat e Tetovës, i drejtuar nga F.S, u gjet mar ijuanë”, informojnë nga policia.

Të gjithë pesë personat janë mbajtur në stacionin e policisë në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.