Tetovë, nis gjysmë vjetori i ri me probleme të vjetra (video)

Advertisment

Shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, gjysmëvjetorin e dytë e nis me probleme të vjetra. Edhepse objekt i ri, muri që po rrënohet çdo ditë e më tepër dhe çatia që pikon ujë sa herë që ka të reshura, bëjnë që mësimi në këtë shkollë të mos mund të zhvillohet në kushte normale.

Drejtori i Shkollës thotë se disa herë ka dërguar informata në Ministri dhe sektorin e arsimit në Komunë, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Reklame

Problemet e vjetra ende ekzistojnë. Ne kemi bë një kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe nuk kemi përgjigje konkrete përveç që është në procedurë e sipër dhe janë duke punuar për këtë çështje.

Është pak problematike çatia dhe aty duhet të intervenohet në një pjesë të çatisë. Kanë ardhur personat kompetentë dhe kanë konstatuar se duhet intervenim edhe tek çatia edhe tek muri anash që e kemi, mirëpo nuk kemi ende asgjë konkrete”-tha Isan Emini, drejtor në SH M Mjekësisë “Nikolla Shtejn”.

Me problemet e vjetra, ka filluar mësimi edhe në shkollën fillore të fshatit Xhepçisht. Drejtuesit presin në rikonstruim, pasi gjatë çdo të reshure të shiut, uji hyn brenda nëpër klasë.

“Për të pyetur se deri ku janë punët për rikonstruimin e shkollës së mesme të mjekësisë dhe asaj të fshatit Xhepçisht, ekipi i televizionit Alsat u drejtua edhe në sektorin për arsim të komunës së Tetovës, megjithatë edhe pse tentuam disa herë, përgjigje nga këtu nuk morëm”

Bashkim Sulejmani