Tetovë: Për dy javë u vaksinuan 576 persona mbi moshën 77 vjeçe

Advertisment
HTML Image as link

Për këto dy javë sa zgjat vaksinimi në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç.

Kryesisht ishin caktuar 80 termine në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar.

Reklame

“Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga pika e vaksinimit.

Prej sot, janë caktuar takime për vaksinimin e personave që janë mbi moshën 75 vjeç e më të ri. Vaksinimi bëhet nga e hëna në të premte, sipas “Termini Im”.

 

“Prej sot kemi termine për ndërrimin e dytë, pra deri në ora 18:40. Nëse fillon vaksinimi masiv dhe do të funksionojë edhe gjatë fundjavës”, informon Borisllav Jorgakieski, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Tetovë.

Në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë dorëzuar vaksina nga kompania “AstraZeneka”.