Tetovë, personat me aftësi të veçanta s’kanë kushte (VIDEO)

Advertisment

Kjo është kadastra e Tetovës. E vendosur në katin e dytë të Qendrës tregtare. Aksesi i vetëm deri te ky institucion janë shkallët që shihni në pamje.

“Në qendrën tregtare ku është e vendosur Kadastra e qytetit ka tre ashensorë, por, të njëjtët, që nga vendosja e tyre nuk kanë punuar asnjëherë. Ditëve të fundit, kanë filluar që të përdoren por jo për tu ngjitur njerëzit në kadastër, por për të hedhur mbeturina brenda tyre”.

Reklame

Edhe pse ky institucion shpesh vizitohet edhe nga personat me aftësi të kufizuara, ata e kanë të pamundur të futen brenda. Zgjidhjen e shohin gjithnjë te ndonjë kalimtar, që t`i ndihmojë duke kryer punën në vend të tyre.

“Ja kështu, lusim njerëz që kalojnë, dikush dëgjon dikush nuk dëgjon. Ja ndodhi i katërti person që luta, pikërisht që punonte aty. Kjo është. Ne shkallëve nuk hipim dot. Ja i treti person që kalon që dëgjoi, kaloi 1 orë e 25 minuta, sepse jo çdo kush dëgjon”, tha Ramadan Sadiki.

Drejtori i Kadastrës së qytetit thotë se, kur shohin ndonjë rast të tillë, zbresin deri poshtë punëtorët e kadastrës, për t`iu dalë në ndihmë.

Në raste të këtilla, ne punëtorët tanë i dërgojmë deri poshtë për ti pyetur se për çka janë të interesuar dhe kur duan fletë pronësie ne ia marrim letër njoftimin dhe ia dërgojmë dokumentin deri poshtë”-pohoi Jahi Bakiu. Drejtor i Kadastrës së qytetit.

Personat me nevoja të posaçme kanë vështirësi jo vetëm nëpër institucione, por edhe nëpër qytet.

“Kushti aspak s`ka, katastrofë, aty ku e kemi vendin ka makina që e zënë atë. Policia nuk reagon mirë asnjëherë”, theksoi Ramadan Sadiki.