Tetovë, policia aksion kundër shoferëve të dehur

Mbrëmë në orët e natës në rajonin që mbulon SPB Tetovë është ndërmarë akcion për kontroll dhe sanksionim të shoferëve që drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit.

Në Tetovë janë kapur 17 shofer që kanë drejtuar veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithve ju janë shqiptuar dënime adekuate nga ana e zyrtarëve policor.

Reklame

Përpos dëmimee për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit janë dënuar edhe 20 shofer tjerë të cilët kanë bërë shkelje tjera të rregullave të komunikacionit. /Tetova1