Tetovë, policia ka regjistruar dy raste të zënkave fizike mes grave

Advertisment

Policia e Tetovës ka regjistruar dy raste të zënkave fizike mes grave. E para ka ndodhur dje rreth orës 10:10 të mëngjesit në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan 28 vjeçaren K.T nga Shkupi dhe 36 vjeçaren N.M nga Shtipi të cilët e prishën rendin dhe qetësinë publike me konfrontim fizik të ndërsjellë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresa adekuate”, kumtoi SPB Tetovë.

Reklame

Gjatë ditës së djeshme, M.N (27) nga Tetova paraqiti në SPB Tetovë se më 15 qershor të këtij muaji rreth orës 23:30, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, afër shkollës së mesme në Tetovë ishte i sulmuar fizikisht nga A.M (23), gjithashtu nga Tetova.