Tetovë: Policia zbardh tre raste të vjedhjeve

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë, dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Tetovë Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme.

Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme. Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetë dhe janë kthyer pronarëve të tyre.