Tetovë, protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Qytetarët në Tetovë kanë dalë sërish për të shprehur revoltën e tyre pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi të shtrenjtojë çmimin e rrymës elektrike për 7,42%, njofton Portalb.mk.

Sipas organizatorëve mbledhja e protestuesve në Tetovë do të bëhet në tre vendtakime edhe atë te rrethrrotullimi te restorant “Mema”, te ish “Monopoli” dhe te çerdhja në lagjen”Potok”. Ndërkaq, protesta do të përfundojë në qendër të qytetit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.