Tetovë: Qendra ditore mbush 20 vjeç

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës ditore në Tetovë flet për Tetova1 profesoresha universitare Rabie Murati e cila i përket stafit udhëheqës që nga themelimi. Murati kthehet në retrospektivë duke shpalosur për ne që nga ideja e themelimit të kësaj Qendre e deri tani në 20 vjetorin e saj.

Tetova1: Cili ishte qellimi ne ate kohe per hapjen e qendres?

Murati: “Kjo Qender u hap para 20 viteve pra ne vitin 2002, ne Tetoven e pas konliktit te armatosur, kohe me trazira jashtezakonisht te medha ne te gjitha aspektet. Qellimi I hapjes se Qendres ishte te mund ne menyre te organizur dhe institucionale te sistemohen femijet me nevoja te veçanta ne nje Qender e cila do te realizonte process eduakativ-arsimor me keta femije dhe njeheresh edhe perkujdesje per nje pjese te kohes per ta. Fillimisht kjo qender pra, para 20 viteve ishte pilot projekt I UNICEF dhe Ministrise per pune dhe politike sociale, respektivisht Qendra sociale Tetove, ne te cilen ishim te perzgjedhur staf professional si nismetar te kesaj ideje, te ketij projekti me rendesi te jashtezakonshme per qytetin tone. Stafi asokohe perbehej nga pedagog, psikolog, defektolog, punetor social dhe nje moter medicinale. Pjese e stafit ishte edhe nje vozites I cili kryente sherbimin e transportit te femijeve me kombe nga shtepite e femijeve deri ne Qender dhe anasjelltas”.

Ishte hera e pare qe ne Tetove hapej nje Qender e ketille, nga kjo edhe UNICEF organizoi per ne stafin e atehershem trajnime dhe pergatitje te ndryshme per realizim te suksesshem te punes tone me femijet me nevoja te veçanta. Ishte karakteristike ajo se ne kete qender te femijeve me nevoja te veçanta mund te rregjistroheshin femijet pa limite ne moshe.

Ishim shume te entuziazmuara se benim haperim te pare professional ne drejtimin e inkuadrimit te femijeve me nevoja te veçanta ne perkujdesje dhe edukim-arsim institucional, gje qe na u besua neve ta realizojme.

Tetova1: Si ka evoluar, apo funksionuar?

Murati: “Mbasi tani festojme 20 vjetorin e hapjes se kesaj qendre kuptohet se ajo ka funksionuar profesionalisht me sukses deri me tani qe shpresojme se te njejtin aktivitet do te vazhdon ta ushtron edhe me tej, mbase pse jo edhe me perkushtim dhe profesionalziem edhe me te madh sespe tani ka staf professional shume me shume nga para 20 viteve”.

Tetova1: Sa eshte e rendesishme per qytetin nje gje e tille?

Murati: “Mendoj se eshte shume me rendesi qe te funksionon nje qender e ketille ne qytetin tone, po besoj se edhe zgjerimi I fusheveprimit te saj edhe ne vendet rurale perreth qytetit nuk do te kishte qene ide e keqe, por perkundrazi do te ishte nje mundesi e shkelqyer e femijeve me nevoja te veçanta dhe prinderve te tyre nga keta rajone qe te kyçen ne menyre institucionale ne perkujdesje profesionale”.

Tetova1: Si e shihni tani pas disa viteve?

Murati: “Nuk kam shume informata ne lidhje me stafin professional qe eshte I kyçyr tani per realizimin e procesit edukativ arsimor dhe perkujdesjes, perpos atyre qe jane nga fillimi I hapjes se Qendres, por besoj se te gjithe pa perjashtime mundohen te japin maksimumin nga vetja dhe te punojne me perkushtim dhe profesioanlizem per te dhene me te miren per kete kategori te femijeve”.