Ditën e sotme në një nga bankomatet e Tetovës, janë vërejtur radhë të gjata nga qytetarët e Tetovës.
Ku në fotografitë e siguruara nga TV21, mund të vërehet lirshëm mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve, të cilët përveç se disa nuk kishin as maska apo doreza për parandalimin e përhapjes së virusit korona,
gjithashtu mund të shihet se ato nuk kan respektuar as të mbajturit distance të paktën 1 metër larg njëri tjetrit.
Kështu duke u mbledhur grumbull dhe duke përbërë rrezik të madh për përhapjen e virusit Covid-19, kanë thyer masat e marra nga Qeveria e RMV.