Tetovë: Respektohen masat e reja mbrojtëse

Advertisment

Në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës, shallit apo ndonjë gjë tjetër për të mbuluar gojën dhe hundën. Qëllimi i kësaj, sipas masës së miratuar të qeverisë është të krijojë kushte për më shumë lëvizje, ndërsa më pas të garantojë mbrojtje. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve të zvogëlojnë daljen e tyre jashtë shtëpive, vetëm për arsyet më të nevojshme, të tilla si të shkojnë në punë si dhe të lënë që vetëm një anëtar i familjes të dalë nga shtëpia për të blerë sende ushqimore dhe ilaçe nga marketet dhe barnatoret.

Në Tetovë në përgjithësi po respektohet masa për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtës dhe distancimin social që ka hyrë në fuqi nga sot. Numri më I madh I qytetarëve I mbanin të njëjta duke u pajtuar se kjo masë është e dobishme në drejtim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit.

Reklame

Ndërkohë në komunikatën e SPB-Tetovë thuhet se Gjatë 24-orëve të kaluara, është evidentuar se në këtë rajon 3 persona në Gostivar, nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç`rast ata janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate. Pjesëtarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu kanë kryer kontrolle ndaj 244 personave në izolim dhe 249 persona në vet-izolim ku të gjithë i kanë respektuar masat – thuhet në komunikatën e Policisë së Tetovës./KlanMacedonia