Tetovë, rrëmbehet një person dhe më vonë lihet i lirë

Advertisment

Mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, 26 vjeçari I B nga Tetova, në Sektorin e punëve të brendshem Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë,

dy persona prej të cilëve njërin e ka njohur, me forcë e kanë futur në veturën Volfswagen Golf dhe e kanë dërguar në drejtim të fshatit Falishtë, ku edhe e kanë nxjerur nga vetura duke e lënë në rrugë, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Reklame

Gjatë kësaj, njëri prej tyre e ka su lmuar fizikisht, i’a ka marrur telefonin celularë dhe teshat që ka pasur veshur, të cilat pas një kohe të shkurtë, kanë ardhur dhe i kanë kthyer celularin dhe veshjen, më ç’rast janë larguar me veturën e tyre, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Shkaku i kësaj ndodhie, sipas denoncimit, kanë qenë mosmarëveshjet juridiko pronësore që kanë pasur të involvuarit në këtë rast.

Meren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasti.