Tetovë, shkatërohet materiali propagandues i koalicionit ,,Tash është koha”

Advertisment

Mbrëmë në Tetovë në disa vende janë larguar materialet propaganduese të koalicionit ASH-AAA.
Lajmin e bën të ditur portali “Fol”.
Pas arritjes në vendin ngjarjes, ekipi i këtij portali me kamerë amatore ariti ti regjistroj këtë akt vandal.

Pamjet tregojnë se ky grup aktivistësh partiak të pajisur me shkallë janë ngjitur në shtyllat elektrike dhe kanë prerë dhe kanë shkatërruar duke i rrëzuar për toke banderolat e koalicionit “Tas është Koha”.

Reklame

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi te Monopoli, ku për fat janë të vendosura edhe kamerat e sigurisë, që sigurisht nëse ka vullnet nga organet kompetente edhe lehtë mund të gjinden vandalistët e këtij akti të shëmtuar.

Mbase kjo edhe mund të ketë ndodhur nga paniku dhe ndjenja e humbjes që ka kapluar këta ekzekutori të këtij akti.

Deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtarë, por shqetsues është fakti se kjo sjellje prish imazhin e zgjedhjeve dhe mos vallë paralajmëron “Kasaphanën e re” 2020″.

Në vazhdim video nga vendi i ngjarjes: