Tetovë, shtohet numri i vatrave me koronavirus

Advertisment

Tetova sot ka regjistruar edhe një vatër të re me virusin korona, në një filial banke duke bërë që në territorin e saj të ketë gjithsej 4 të tilla. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 389 përfshirë këtu edhe 19 rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Nga rastet e reja 12 janë në Tetovë, 3 në Bogovinë, dhe nga një në Zhelinë, Tearc, Bërvenicë dhe Jegunovc.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, komunë në të cilën janë mbi 35 raste aktive, thotë se me zbutjen e masave banorët filluan të mendojnë se ishte zbutur edhe agresiviteti i virusit. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë është 12.

Reklame

Ndjehen më të lirë për faktin se u hoqën masat. Mendojnë se edhe virusi nuk është agresiv siç ka qenë. Edhe tani janë më tepër të fokusuar në politikë, zgjedhje dhe njerëzit më pak dëgjojnë për virusin.”-tha Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës.

Banorët e Tearcës, një tjetër komunë ku virusi ca kohë më parë mori hov të madh, kanë filluar të ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së respektimit të masave mbrojtëse, thotë Sekajdin Zeqiri, nga Shtabi Krizës  Tearcë.

Java e fundit është një nga më të mirat që nga fillimi i pandemisë. Konsideroj se me paraqitjen e rasteve të shpeshta në Tearcë dhe vetëdija ka ndryshuar dhe kohën e fundit po I respektojnë masat më shumë se në fillim të pandemisë”-tha Selajdin Zeqiri, Shtabi Krizës  Tearcë

Qytetarët të revoltuar thonë se presin me orë të tëra para dyerve të bankave dhe postave, madje ka raste kur presin tërë ditën dhe kthehen në shtëpi pa mbaruar punë.

Pse nuk mbani distancë? Pse nuk duam, kemi dashni. A nuk keni frikë? Hiç.

Katastrofë. Të presësh 10 orë për një kartelë, a s’ është turp kjo? Si nuk ju vjen turp të presin 200,300 vetë këtu. A ka ndodhur të vini dhe të mos kryeni punë tërë ditën?- Po ka ndodh edhe kjo.

Deri tani në Tetovë dhe rrethinë janë regjistruar gjithsej 742 raste. Prej tyre mbi 250 janë shëruar, ndërsa 55 persona kanë ndërruar jetë.