Tetovë: Zjarri djeg tërësisht një banesë (VIDEO)

NJTKZ-TETOVË INTERVENON NË KOHË REKORD

Një zjarr që ka shpërthyer gjatë ditës në Tetovë tërësisht ka djegur një banesë. Banorët kanë falënderuar ekipin e zjarrfikësve për intervenimin në kohë për të evituar dëme tjera.

“Kjo ngrohëse ishte shkaktar i zjarrit, që sic po e shihni nuk ka lënë asgjë në këtë dhomë por dhe të tjerat dhe dëme material e psikologjike tek banorët që jetojnë në këtë ndërtesë. Për fat të mirë, sic thonë bonorët por edhe zjarrfikësit, ky zjarr është lokalizuar dhe ka ngelur vetëm me dëme materiale”.

UKA ALITI – KRYESHEF I ZJARRFIKËSVE TETOVË

“ Nga ana jonë nga njësia territoriale kundër zjarrit Tetovë, janë marë të gjitha masat sa më shpejtë të arrijmë në vend ngjarje, me qenë se duke marrë parasyshë se bëhet fjalë për shumë banorë që jetojnë në këto banesa, kemi ardhur dhe kemi bërë të pamundurën që sa më shpejtë një herë të bëjmë evakuimine banorëve dhe më pasë hyrjen tonë dhe futjen e zjarrit në kontroll, sepse rreziku ishte që flakët të depërtojnë edhe në banesat tjera”

Banorët kanë falenderuar zjarrfikësit që në një kohë rekored, sic thonë, kanë intervenuar, duke shpëtuar jetën dhe pronën e banorëve.

BANOR I TETOVËS

“Për një cast pamë tymin, dhe së pari nxorëm familjarët sa mundëm të nxjerrim jahst. Më së pari falenderoj zjarrfikësit. Nuk kan shku as pesë minuta pas thirrjes që kemi bërë kanë qenë present këtu dhe kanë dhënë maksimumin që futën situatën nën kontroll”.

Sic bëjnë të ditur nga njësia e zjarrfikësve, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tymi, dhe se zjarrfikësit është dashur të evakuojnë nga ndërtesa edhe pesrona me invaliditet. Banorët kanë shfaqur edhe shqetësime për shkak të mungesës së hidrantëve nëpër ndërtesa. /KlanMacedonia