Tetovën sot mund ta krahasojm me Përmetin dhe Bulqizën

Valon Idrizi

TETOVA dikur simbol dhe një kryeqendër e Shqiptarisë, a sot mund ta krahasojmë me Përmetin e Bulqizën. Tetova ka pasur intelektual të guximshëm, vizionar dhe patriota. Tetova sot ka doktora shkence pa intelekt, servila të pushtetit dhe e rrethuar me horra.

Tetova dikur kryeqendër, sot falë jush një lagje e madhe dhe e keqe Maqedonisë, fatkeqësisht nuk mund të quhet as qytet. Ju e përdorni si depo votash dhe e vizitoni kur ju duhen votat.
Vendi që ju e përdorni për hapje dhe mbyllje të fushatave.

Qytetin e univerziteteve e shndërruat në pazar diplomash. Zhdukët vlerën dhe propagandoni antivlerën. Këtë vend të dijes e shndërruat në vend të injorantëve.

Faleminderit juve politikan të diskredituar që degraduat këtë qytet të dijes, sportit, kulturës, artit e patriotizmit.

Faleminderit që këtë vatër të mikpritjes e shndërruat në vatër të migrimit.

Faleminderit për të gjitha dhe ju vazhdoni bëni fushatë derisa nuk kan ikur edhe kto pak njerez që kan ngelur.

Vazhdoni me fushatë integruese drejt Europës derikur ju do ngelni të fundit në këtë vend.
Ndoshta edhe disa vite, fushatat zgjedhore më shumë do jen të koncentruara në Danimark, Gjermani, Zvicër e Itali, sepse popullata do jet atje e politikanët këtu.

Dhe paramendo, kur do shkoni do mbani tubime në diasporë dhe atyre do u premtoni integrim….ose jo. Ju do u premtoni se përsëri do u kthejmë në vendlindje sepse na duhen VOTA.

TETOVA është e bukur kur ka njerëz, konkretisht kur janë mërgata dhe normalisht kur ka zgjedhje sepse koncentrimi për vota është në Tetovë.
Përndryshe, fatkeqësisht Tetova është e boshatisur.

Përfund, dilni votoni por mos e shitni votën se çdoher do ngelëni të shitur. Ai që të blen, ai edhe të shet.