Teuta Arifi ju premton qytetarëve të Tetovës 5 autobus publik

Advertisment

Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të ankohen për mungesën e transportit publik në qytet. Ata thonë se nevoja është e madhe për të pasur autobusë, por shprehen skeptik se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.
“Sigurisht që duhet të ketë, qe sa kohë janë duke e premtuar e gjitha e kotë “, deklaroi një qytetar.
“Mungesa është shumë e madhe duhet të ketë autobusë, me taksi udhëtojmë .

A do të ishte zgjidhje autobusi ?

Reklame

“Pa autobus nuk bënë, është gjëja e mirë nuk e ndotë as ajrin”.

“Në formë teorike po por në praktike jo, se nuk i shohim rrethanat që mund të bëhet një gjë e tillë.

A besoni se do e realizoj komuna këtë premtim ? “Nuk e realizon , jemi shumë pesimistë pas që shumë gjëra janë premtuar dhe as 10 % nuk është realizuar”.

“Mendoj se duhet të ketë transport publik, humbet kohë, duhet të marrim taksi dhe mendoj se të paktën disa autobus duhet që të qarkullojnë. Së shpejti nuk besoj se do të ketë, mund të kalojnë disa vite që të kemi autobus, duhet komuna të ndërmarrë diçka, kryetarja duhet të interesohet për atë ”, theksoi një qytetar.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, para disa ditëve sërish premtoi se këtë vit do të sillen pesë autobusë për transport publik. Sipas saj autobusët janë siguruar nga një projekt i fituar nga banka botërore për investim.

“Vlera e autobusëve është afër 900 mijë euro dhe si rezultat i suksesit të këtyre dy projektimeve banka botërore na ofron edhe grant në vlerën e 27% të realizimit të këtyre projekteve”, potencoi Arifi.

Në mungesë të autobusëve urban, qytetarët e Tetovës shfrytëzojnë automjetet private, ndërsa nxënësit, studentët dhe banorët e zonave rurale shfrytëzojnë taksi, furgona dhe autobusë të kompanive private. Qytetarët ankohen se përveç shpenzimeve të larta, po shkaktohet edhe kaos në komunikacion.