Teuta Arifi: Kujtimi për prof.Iljaz Mazllamin do të mbetet i paharruar!

Advertisment

Me hidhërim të thellë sot mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej pedagogëve, arsimtarëve dhe veprimtarëve më të spikatur të qytetit, z. Iljas Mazllami.

Iljas Mazllamin do ta kujtojmë si profesor të dalluar të matematikës që për shumë vite me rradhë punoi në SH.F “Istikball” në Tetovë, si humanist, intelektual dhe aktivist të angazhuar në shumë projekte.
Ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, në veçanti një adhurues i madh i librit, që dashurinë për leximin dëshironte ta përçojë tek gjeneratat e reja, për të ndritur rrugën e tyre drejt dijes!

Reklame

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve!

Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!