Teuta Arifi: Kujton hadithin e Muhamedit a.s, dhe ju kërkon të qëndroni në shtëpi

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka nëpër mjet një Hadithi të Muhamedit a.s. ju kujton qytetarëve se qëndrimi në shtëpi është edhe një urdhër fetar në kohën e epidemisë, njofton Tetova1.

“SUNETI I MUHAMEDIT, PAQJA QOFTË MBI TË dhe koronavirusi (3)

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për murtajën. Ai tha:
“Ajo është ndëshkim prej Allahut të Lartësuar që ia dërgon kujt të dojë. Mirëpo, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë mëshirë për besimtarët. Çdo njeri që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin (shtëpinë) e tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor” (Imam Buhariu, 5734 dhe Imam Ahmedi, 24358)

Prandaj, përmbajuni masave parandaluese të qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut dhe duke e lutur për mëshirë dhe ndihmë!” thuhet në postimin e kryetares të Tetovës në rrjetet sociale. /tetova1

SUNETI I MUHAMEDIT, PAQJA QOFTË MBI TË dhe koronavirusi (3) Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të),…

Gepostet von Teuta Arifi am Freitag, 27. März 2020