Teuta Arifi viziton fshatin Poroj të Tetovës (FOTO)

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ishte në vizitë në fshatin Poroj. Sipas Arifit, kjo vizitë u bë kryesisht për të parë nga afër punët që janë bërë në këtë fshat.

Kryetarja e Tetovës, ka numëruar disa nga punët tanimë të përfunduara ku mes tyre janë asfaltimi i fushës së sportit si dhe vendosja e ndriçimit LED, rikonstruimi i plotë i hapësirave administrative të shkollës, furnizimin e gypave për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit brenda fshatit në vlerë prej 2 milionë denarë.