Thaçi: Ali Ahmeti të dalë nga bodrumi

Advertisment

“Alia të dalë nga bordrumi” dhe si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të përballet me gjendjen aktuale me koronavirusin, ka bërë thirrje kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili tha se as shqiptarët e as ai vetë nuk e dinë ku gjendet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili,

sipas Thaçit, ka mbi një muaj që nuk duhet askund e kjo flet për “kolaps total të institucioneve të sistemit në zonat e banuara me shqiptarë që drejtohen nga kuadrot e Ali Ahmetit”.

Reklame

“Detyrimisht Alia duhet të dalë prej bodrumi dhe ta bëjë punën e pushtetmbajtësit kryesor tek shqiptarët.

Spitali Klinik në Tetovë është në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë përmirësim dhe unë kam shumë frikë se pas asaj që na ndodhi në Kumanovë,

ku një pjesë bukur e madhe e personalit mjekësor u infektua, do ta kemi shumë vështirë që mjekë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë apo vende të tjera t’i mbajmë nëpër vendet e punës” deklaroi kreu i PDSH-së./TV21