Thaçi: Alia nuk i bën hesap Afrimin, Bilallin dhe Ziadinin

Advertisment

Menduh Thaçi, lideri i partisë më të vogël parlamentare te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i ka vlerësuar si të paafta partitë opozitare shqiptare që të mundin BDInë, transmeton Portalb.mk.

“Alia dhe BDIja hiq bash hesap nuk i bajn këto afrimat, bilallat edhe ziadinat. Nuk kanë ato forcë dhe potencial si PDSHja, me i rezistu BDIsë”, tha Thaçi.

Reklame

Ai më tutje theksoi se vetëm PDSH mund t’i rezistojë BDIsë, siç i ka rezistuar 17 vjet. Ndërkohë, theksoi se Bilall Kasami dhe grupi i tij kanë dashur që ai të jetë i bu rgosur.

“Këto muhabetet, se unë jam marrë vesh me LSDMnë që të bëjmë Qeveri, ata eksploduan, mendja i la. Jo, për diçka tjetër, ata menduan se mbeten ne baltë, se ata i ka krijuar LSDMja”, deklaroi Menduh Thaçi.

Ndryshe, ASHja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë, Lëvizjen Besa dhe Alternativën.
Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim paszgjedhor me LSDMnë.