Thaçi: Alternativa e morri nga unë Erdoganin, tani zbatojnë urdhrat të dyshimta

Advertisment

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në një intervistë eksluzive për Gazetën Express, ka akuzuar Alternativën e Afrim Gashit se po zbaton urdhra të Turqisë, të cilat ai nuk kishte mundur t’i zbatojë, pasi që siç lë të nënkuptohet, kanë qenë dëmshme për shqiptarët e Maqedonisë.

Ai thotë se miqësia e tij me Presidentin turk Recep Taip Erdogan u zbeh kur në mes kanë hyrë strukturat udhëheqëse të Alternativës dhe kanë pranuar kërkesat e tij.

Reklame

“Këta janë njerëzit që ma kanë marrë mu miqësinë me njerëzit e Turqisë. Unë Edroganin e kam pasur dhe e kam mik personal. Por me shumë respekt ndaj presidentit dhe ndaj Turqisë, unë për shumë gjëra i kam thënë atij jo, në takimet sy më sy që i kemi pasur.