Thaçi është argat i Ali Ahmetit, ja kush e thotë

67

Në emisionin e mbrëmshëm Click Plus ku i ftuar ishte lideri i PDSHsë Menduh Thaçi u bënë disa deklarata që ngjallën mjaftë rreagime në opinionin shqiptar në Maqedoni, ak uzat e Menduh Thaçit ishin të shumta duke mos lënë asnjë parti dhe lider pa e kursyer, shkruan InfoShqip.

Një vend të rëndësishëm në akuzat e tij kishte edhe partia Alternativa dhe udhëheqësit e saj që Thaçi i quante unazat. Financimet, ideologjia dhe prirja e tyre politike dhe gjeostrategjike, lidhjet e dyshimta e shumë të tjera ishin akuzat që ngriti Thaçi ndaj këtij subjekti politik.

Një ditë pas emisionit të djeshëm, një nga eksponentët e lartë të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në emisionin “10 minuta” bë Tv 21 është përgjigjur mbi akuzat e Menduh Thaçit, ai tha se ato akuza nuk duhen marrë parasysh por ato që duhet të analizohen janë qëllimet e këtyre deklaratave dhe kush i nxit ato.

Sipas Ibrahimit, Thaçi po bën kësi rreagimesh me direktivat e Ali Ahmetit në prag të zgjedhjeve duke përhapur shpifje dhe zhurmë, mes tjerash ai e cilësoi edhe si argat të Ali Ahmetit.