Thaçi feston ditëlindjen, Endriti e uron: Je në zemrën e një shteti të tërë (FOTO)

Advertisment

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 52-të.

Në këtë ditë të veçantë për të ai ka marrë edhe një urim nga djali i tij i vetëm, Endriti.

Reklame

Përmes Instagramit, ku ka publikuar një fotografi me presidentin, Endriti e ka quajtur Thaçin, njeri shkëmb, të patrembur e shtyllë mbështetëse.

“Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron ,Gjithmonë në zemrën time dhe të nanës – dhe një shteti të tërë.

Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.

Presidenti i vendit kohëve të fundit ka pasur disa probleme me gurë në veshkë, derisa, dje gjatë ditës i njëjti është operuar.

Nga presidenca kanë bërë me dije se është në gjendje stabile dhe operimi ka përfunduar me sukses.